Shqipëria teston forcën ndaj Anglisë, Kosova e nis me Suedinë

Është dita e përballjeve të mëdha. Kjo e dielë do të na mbajë gjatë përpara televizorit për të ndjekur Shqipërinë dhe Kosovën në sfidat eliminatore për Kampionatn Botëror 2022. Fillimisht do të jetë radha e kuqezinjve në orën 18:00 në Air Albania për provën e madhe ndaj Tre Luanëve në ndeshjen e dytë të grupit, ndërkohë që jo pak probleme ka Edy Reja.

Marash Kumbulla nuk do te jetë në dispozicion për probleme fizike dhe në dyshim është edhe Odise Roshi. Alternativat nuk mungojnë sidomos në mbrojtje ku do të luajë Veseli në vend të lojtarit të Romës. Priten 2-3 ndryshime në fakt në formacion por Reja do t'u besojë më shumë grupit që zbriti në fushë me Andorrën.

Me pas në 20:45 do të jetë radha e Kosovës për të startuar keto eliminatore duke qenë se ndeshjen e parë e kishte miqësore, ku dha sinjale pozitive.

Do të jetë Suedia e Ibrahimovic dhe Kulusevskit për t'u përballur ne "Fadil Vokrri" e për të testuar dhe nivelin e dardanëve ndaj një ekipi solid si Suedia. Shpresojmë në dy rezultate pozitive për kuqezinjtë dhe dardanet, çka do të ishte një sukses i madh për futbollin shqiptar.