Masakra e Suharekës/ Lokali ku u masakrua familja Berisha kthehet në muze, qan e mbijetuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2021, 12:21
Lokali, në të cilin u ekzekutuan 52 anëtarë të familjes Berisha, në Suharekë, është kthyer në muze.
Ditën e sotme u kryen homazhe në Kompleksin Memorial, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, si dhe të afërmit e familjes Berisha.
Emocionues ishte momenti kur e mbijetuara Shyrete Berisha nuk mund të mbajë lotët teksa hyn brenda në loka.
22 vjet më parë në Suharekë, paramilitarët serbë masakruan rreth 50 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte 8 vjeç, të ëmën e tij Vjollca Berishën dhe gruan e axhës, Shyhrete Berishën.