Policia e Maqedonisë së Veriut do të vaksinohet në Serbi
Policia e Maqedonisë së Veriut do të vaksinohet në Serbi.
Sindikata e Pavarur e Policisë ka bërë më dije se janë në fazë përfundimtare negociatat për sigurimin e sasisë së vaksinave për anëtarët e tyre.
“Vaksinimi i anëtarëve tanë, por edhe policëve tjerë që do të paraqiten vullnetarisht nga njësitë organizative me rrezik më të madh, do të realizohet në Republikën e Serbisë në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga trup punues që do ta formohet nga Sindikata dhe për të cilin do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese."
Maqedonia e veriut ende është në pritje të sasive të mëdha për fillimi të imunizimit të popullatës.
Aktualisht, po vaksinohen vetëm punonjësit shëndetësorë edhe atë me 8.000 doza Pfizer, donacion nga Serbia dhe 3.000 doza Sputnik nga Rusia.