Kosovë, vdesin nga Covid 21-vjeçarja dhe 41-vjeçarja shtatzënë

Dy gra kanë vdekur ditën e sotme në Kosovë si pasojë e Covid-19.

Një 21-vjeçare dhe tjetra 41-vjeçare, kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, 41-vjeçarja sipas Telegrafit ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, - ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.