Berisha: Administrata e Biden të ushtrojë presion te shtetet e BE-së që nuk e njohin akoma Kosovën

Në një intervistë për RTV Ora, diplomati Mal Berisha u shpreh se Amerikën mund ta kemi mik nëse sillemi sipas principeve demokratike amerikane.

Sipas tij, Kosova e ka respektuar një pikë të marrëveshjes së Uashingtonit me hapjen e ambasadës në Jerusalem, ndërsa Serbia nuk ka plotësuar asnjë pikë.

Berisha: Respekti për diasporën shqiptare në SHBA dhe për historinë e tyre në Ballkan, janë elementë shumë të rëndësishme. Po aq e rëndësishme është sjellja e shqiptarëve në Ballkan. Amerikën mund ta kemi mik nëse sillemi sipas principeve demokratike amerikane. Mendoj se SHBA do të jetë mike me ne kur ne jemi miq me principet e këtij vendi.

Marrëveshja e arritur në Uashington është shumë e veçantë. Por ajo marrëveshje është firmosur në 3 veta dhe në tre letra të ndryshme. Kosova e realizoi një ndër kërkesat e asaj letra, pra ambasadën në Jerusalem. Por nuk shohim që Serbia të ketë plotësuar ndonjë pikë nga ajo marrëveshje. Unë do të doja që administrata e Biden të ushtrojë presion në shtetet e BE-së që nuk e njohin akoma Kosovën dhe të ushtronte presion për lëvizjen e lirë të shtetasve kosovarë. Po ashtu, edhe një presion kundrejt Serbisë për të vendosur kushte të rrepta që të dyja palët të bëjnë hapa drejt BE-së.

Berisha shtoi se Kosova është çliruar nga Serbia dhe tani duhet të ndodhë e kundërta, pasi ajo nuk mund të ngelë peng e proceseve evropiane.

Berisha: Kosova është çliruar nga Serbia, dhe tani duhet të ndodhë e kundërta. Prandaj Serbia nuk mund të ngelë peng e proceseve evropiane për këtë gjë. UÇK-ja ka qenë aleate e NATO-s. Historia tregoi se forcat e UÇK-së dhe NATO-s arritën që ta largonin Millosheviçin nga Kosova dhe pjesën tjetër e dimë. Ndërkohë, nga ana tjetër Shtëpia e Verdhë ishte një gënjeshtër e madhe, sepse nuk ekziston një artikull i tillë akuzash në Hagë. Kur mendon se njerëzit e afërt të Millosheviçit, ministri i propagandës, dhe ministri i jashtëm janë në krye të shtetit të Kosovës. Këta kosovarë që janë sot në Hagë me duart e veta i dhanë fuqi Evropës që t'i dërgojë atje.