Osmani kërkon votën e opozitës

Kosova ka parlamentin dhe qeverinë e saj të re, por mbetet pa një President të zgjedhur.

Kandidatja kryesore për postin, ish-ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, takoi të mërkurën kryetarin e LDK-së, për t'i kërkuar ish-partisë së saj mbështetjen për ta votuar.

LDK-ja është shprehur më parë se kërkojnë një kandidat më pak politik se ajo, ndërsa Osmanit ia garantojnë shumicën as PDK-ja dhe AAK-ja, dy partitë e tjera opozitare.

Aktualisht detyrën e presidentit po e ushtron përkohësisht kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kryeministri, Albin Kurti, u shpreh gjatë ditës i bindur se Osmani do marrë votat e nevojshme në favor.