Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Kavajë, arrestohet 36 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2021, 08:36
Shtetasi S.Xh, 36 është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje shtetasin L.V, 65 vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 në rrugën dytësore Kavajë- mali i Robit, përballë shkollës Qerret më 25 mars.
Lexo edhe: Makina përplas këmbësorin në Qerret, ndërron jetë 65 vjeçari
Luan Veliu po lëvizte në të njëjtin drejtim me makinën dhe në momentin e përplasjes po tentonte të kthehej majtas për në degëzimin e rrugës për fshatin Qerret.