Në "luftë" me institucionet, familja Lonari: Veliaj po na grabit pronën për pallat
Këto janë motrat Lonari të cilat prej gati 3 vitesh janë në luftë me institucionet shtetërore që ju kanë grabitur një pjesë të konsiderueshme trualli.
"Përvec kuadrarit ku duhej të ndërtohej, Erion Veliaj në 14 mars ai ka varuar një projekt ku ka bërë të dyja parcelat e familjes Ponari për rrugë."
Fatime Linori e cila prej 80 vitesh jeton në rrugën Dora Distria pranë fakultetit të drejtësisë.
Edhe pse truallin e ka me urdhër gjykate të formës së prerë e regjistruar në hipotekë bashkia Tiranë ka dhënë një leje ndërtimi duke i zënë familjes 395 m2 tokë.
"Kërkojnë që ta zgjerojmë këtë rrugë dhe të marrin pronat pa pyetur pranarët. Kjo ëhstë pronë e regjistruar në hipotekë dhe me vendim gjykate të formë të prerë."
Për këtë familja Linori akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj.
"Këtu është Erion Veliajt dhe firma e Genc Sulës, Agikons sh.p.k."
Sqarimin e ka kërkuar dhe në bashki, por askush si ka pritur.
"I kemi shkuar dhe nuk na ka pritur. I kemi dërguar edhe telegram. Ky ndërtim është i Erion Veliajt, që është bërë si pronar i gjithë Tiranës."
Edhe pse kanë bërë disa herë denoncime çështjet janë pushuar.
"Kam kallëzuar 7 herë në polici dhe prokuroria e ka pezulluar 7 herë."
Thonë se po u mohohet e drejta e pronësisë.
"As murin nuk e kanë vënë i cili ishte 2.1 metra, e rrëmbyen me forcë."


