Noka: Rama nuk ka çfarë thotë, ofron batuta, ka qeverisur me krimin e korrupsionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2021, 22:00
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati për deputet Flamur Noka u shpreh se Rama kur nuk ka çfarë thotë ofron batuta, por shtoi se ai ka qeverisur me krimin.
Noka: Kur Rama nuk ka çfarë thotë, ai ofron batutën, por shqiptarët nuk mund të ushqehen dhe të shkollohen me batuta. Kjo qeveri nuk ka qeverisur për shqiptarët.
Ashtu sikurse erdhi në pushtet me bandat dhe krijoi një aleancë me korrupsionin. Me këto dy shtylla është mbajtur në këto 8 vite. Kjo gjë është evidente sot dhe mund të ta faktojë çdo qytetar shqiptar.