Ju flet Moska- Si mohuesit e Skënderbeut përdorin logjikën e mohimit të Holokaustit

Qëndrimi i krerëve të dy partive kryesore, PS-PD, lidhur me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Skënderbeu është bërë një temë me të cilën janë marrë drejtuesit e dy palëve në politikë, Rama dhe Basha, të cilët çuditërisht para zgjedhjeve e gjejnë të nevojshme të shigjetojnë Skënderbeun për interesa të të huajve të cilët i shikojnë si forca që mund ti mbështesin për pushtetin e tyre.

Edi Rama me 7 mars ka dhënë një intervistë për gazetën "Bota Sot" dhe ka folur për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi, ndër to edhe për rishikimin e teksteve të historisë.

Fjala është për Skënderbeun, aty e kanë turqit shqetësimin. Rama zbuloi diçka nga ato që ka planifikuar të bëjë. Rama thotë se mund të rishikohen tekstet me përbajtje të urrejtjes si psh kur flitet se turqit ishin fuqi dominuese në Europë por Gjergj Kastrioti me gjenalitetin e tij i fuste në kurth dhe i shpartallonte duke lënë më qindra e mijëra të vdekur që nuk kishe kush ti varroste.

Këtë turqit e shohin si nënçmim dhe degradim për ta. Rama kërkon ti heqë Skënderbeut lavdinë si ushtarak, si luftëtar. Turqit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë që do të rishikojnë tekstet për betejat e tyre. Rama kërkon të marrë votat e atyre që urrejnë Skënderbeun, votat e erdoanistëve shqiptarë.

Nga ana tjetër  Basha i përgjigjet duke botuar librin e tij "Misioni im" në një shtëpi botuese që mban emrin "Skanderbeg" por si logo të saj ka vetëm një kalë, kalë pa Skënderbe. Nuk është e rastësishme dhe kjo. Pronarja e shtëpisë botuese, Flutura Açka, është e para në listën e PD në Elbasan si kadidate për deputete. Të dy palët bashkohen kundër Skënderbeut me logjikën e mohuesve të holokaustit.