Personat me aftësi të kufizuara vijojnë protestat, 16 vite pa marrë pensionin e invaliditetit

Personat me aftësi të kufizuar kanë vijuar protestën edhe këtë të enjte për detyrimet e pashlyera gjatë periudhës 2005-2010.

Përpara Ministrisë së Shëndetësisë, të ardhurit nga Burreli dhe Klosi tregojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Të lodhur nga pritjet e gjata ata vënë në dukje se kjo problematikë vjen si pasojë e një mosakordimi mes pushtetit lokal dhe atij qëndror.

"Ka një vit që kemi fituar gjyqin dhe nuk kemi marrë lekët.Ministria, ky shteti nuk na jep lekët."

"Kam ardhur nga Burreli këtu me lek borxh."

"Është turp që një vendim gjykate të mos zbatohet."

"Duam lekët tona."

Ata paralajmërojnë përshkallëzim protestash deri në bojkotim të zgjedhjeve.

"Do të futemi në grevë urie, nuk luajmë nga këtu nëse nuk na përgjigjen brenda dy javësh. Edhe në zgjedhje nuk do të shkojmë fare, asnjë."

Ministria e Shëndetësisë pas pritjes së u bëri u premtoi se do të ngrinte një grup pune të posaçëm në bashkëpunim me drejtuesit lokalë.

"Ishalla e mbajnë fjalën kësaj radhe se nuk e kanë zakon të jenë korrekt me ne. Shpresojmë që problemi të marrë zgjidhje."

Të enjten e ardhshme pritet një vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura për vitet përkatëse.