U merrte para qytetarëve duke thënë se do i punësonte, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2021, 08:28
Një shtetas ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për mashtrim.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. H., 27 u ndalua pasi me anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme