Thano: Nuk kam shpresë as tek opozita se i ka zhgënjyer shumë shqiptarët

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Adrian Thano u shpreh se nuk ka shpresë as te opozita sepse edhe ajo i ka zhgënjyer shumë shqiptarët.   

Thano: Edhe nga pjesa e sheshit nuk ka shpresë sepse ju keni zhgënjyer vazhdimisht. I keni thënë të njëjtat gjëra për patericën tuja. Pse duhet t'ju besoj kur shani Edi Ramën.

Shqipëria e njerëzve që mendojnë dhe ikin, pse duhet t'u besojë kur ju keni shumë kohë që i keni zhgënjyer shqiptarët. Gjithë kjo retorikë e fortë që ju bëni mendoj se ka qëllim që ju të mbesni vetëm 2 alternativa në vend dhe të ndërroheni, pa i dhënë mundësi një Shqipërie tjetër në rritje.