Ilustrim me video, Ora News ju tregon sesi do të kryhet votimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2021, 21:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të implementojë projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik në një zonë zgjedhore brenda Bashkisë së Tiranës, pikërisht në njësinë numër 10 në kryeqytet.
Sesi do të kryhet ky proces përmes teknologjisë, Ora News ju sjell një video ilustruese ku inxhinieri i kompanisë që bën testimin sqaron të gjithë hapat që duhet të ndiqen.
Ndërkohë në të gjithë territorin do të implementohet identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit.