Akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie sëksuele me një të mitur. Policia bën me dije se në pranga ka rënë T. D.

Gjykata e Shkallës së parë Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Policia ditën e sotme, ka arrestuar edhe 24-vjeçarin, me iniciale E. N., pasi u kap duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Efektivët këtij të fundit në cilësinë e provës materiale i kanë sekuestruar një sasi parash.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.