Meçe: Basha është njeri i paaftë dhe nuk ka horizont

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se lideri i opozitës është një njeri i paaftë dhe nuk di të menaxhojë.

Meçe: Sa më larg t'i mbajmë këta njerëz nga pushteti. Ata kanë një mungesë ekstreme të aftësisë për të menaxhuar. Nuk kanë horizont. Unë e kam denoncuar Bashën si një njeri të paaftë dhe mungesën totale të organizimit.

Deri më sot, përveç se e kam shtuar bindjen mbi atë që përfaqëson ai njeri. Unë kam një qëndrim ndaj të ardhmes ndaj shoqërisë tonë. Do të mbaj qëndrim ndaj çdo personi që përbën problematike ndaj personave që duan të marrin qeverisjen e këtij vendi.

https://youtu.be/bAz0qPtGlvM