Nurellari: PS s'ka çfarë ofron. PD dha efekt kur u hodh në terren

Analisti Adri Nurellari, i ftuar në Ora News për të komentuar sondazhin e tretë kombëtar të Noto Sondaggi dhe RTV Ora u ndal edhe te fakti se kur forcat kryesore politike nisën fushatën në terren.

Sipas tij, votimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga PS bëri që PD dhe Opozita të dalë më vonë në terren, ndryshe nga mazhoranca që e ka nisur fushatën në shtator.

Nurellari shtoi se, në momentin kur opozita zbriti në terren edhe shifrat kanë ndryshuar.

Lexo edhe: Sondazhi III kombëtar i Noto & Rtv Ora, Gonxhe: Rriten PD dhe PS, tkurret LSI

Adri Nurellari: PS është hedhur në terren shumë më herët. Opozia ka qenë më e vonuar sa i përket nxjerrjes së një oferte politike sepse Kodi i bërë pa mirëkuptimin dhe pa bashkëpunimin i ka bërë deri diku të përgatitur dhe ka bërë që të zgjasin negociatat dhe mënyrën, skemën e përshtatjes me Kodin e ri Zgjedhor që u votua në mënyrë unilaterale nga PS duke shpërfillur opozitën por edhe rekomandimet e huaja. Kjo është arsyeja pse u vonuan nëse do të votonin me një apo dy lista, angazhimin në terren, emërimin e drejtuesve politikë dhe me personat që do të garonin, kandidatët. Gjë që i dha një avantazh PS që ka që në shtator që e bën këtë gjë.

Matilda Mcini: Dakord, por nuk e justifikon PD-në...                 

Adri Nurellari: Sapo thashë që nuk kishte mundësi sepse ishte një sistem zgjedhor shkonte ndesh me mirëkuptimin dhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk e ka patur mundësinë ta bëj më herët.

Ajo që dimë është se PS nuk ka çfarë ofron më tutje. E para sepse garon me këtë bilancin që ka. I mirë apo i keq e vendosin qytetarët. Dhe e dyta, personazhet dhe angazhimi në fushatë ka nisur prej shtatorit.

Nga ana tjetër, Opozita tani po hidhet në terren dhe po tregon efektin. Qoftë me drejtuesit politikë, qoftë me kandidatët. Dhe rritja është shumë domethënëse.

Lexo edhe: Sondazhi III kombëtar i Noto & Rtv Ora, Opozita e bashkuar merr 51%, PS 46.5%, PSD e partitë e tjera 1% dhe Nisma Thurje 0.5%