Protestë për tokën, banorët në Maliq: Po ia japin privatit, po na heqin bukën e fëmijëve
Partneritet Publik Privat ose koncesion, për ta nuk ka rëndësi sesi e quajnë pasi tërmin e përkthejnë thjesht vjedhje.
Banorët e fshatit Maliq për të disatën herë po protestojnë kundër dhënies së tokës që e shfrytëzojnë te një kompani private.
Toka është në pronësi të shtetit por që prej rënies së komunizimit ju dha fshatarëve për shfrytëzim.
Një vendim i qeverisë i ka alarmuar ndërsa thonë se kjo sipërfaqe është i vetmi burim jetese për ta.
"Po na morën dhe këto toka ne jemi të mbaruar krejt."
Shprehen se do të bëjnë rezistencë sepse për ta është buka e familjhes.
"Ne nuk i lëshojmë tokat, do ti mbrojmë me çdo kusht."
"Do të protestojmë edhe me dhunë në fund të fundit, çfarë të bëjmë."
Edhe bashkia e Maliqit që drejtohet nga socialisti, Gëzim Topçiu, është shprehur qartazi pro banorëve duke thënë se vendimi i qeverisë është i padrejtë.