Sondazhi III kombëtar i Noto & Rtv Ora, Gonxhe: Rriten PD dhe PS, tkurret LSI
Blendi Gonxhe, i ftuar në Ora News për të komentuar sondazhin e tretë të publikuar mbrëmjen e djeshme nga RTV Ora dhe "Noto Sondaggi", është shprehur se PS dhe PD kanë një rritje krahasuar me sondazhet e shkuara, ndërsa sipas tij është tkurrur LSI.
“Këto përqindje prodhojnë mandate dhe do të na ndihmonte nëse do dinim si përkthehen në mandate. Nga pikëpamja e lëvizjeve shoh që ka një rrudhje të LSI, mesa duket nga shifrat. Dhe duket që kjo më shumë i ka shkuar PD-së. Është pak e habitshme sepse këta kanë njoftuar së bashku një koalicion dhe nuk e di si konceptoheshin si koalicion. Duket sikur ka një rritje PD, ka një rritje PS dhe ka një rënie LSI.
Ndoshta sepse tani ravizohen qëndrimet, ndizen motorët e fushatës, kanë filluar të njihen listat dhe të vlerësohen të gjithë potencialet e mundshme", u shpreh ndër të tjera Blendi Gonxhe.
