Dogjani: Arsyeja pse jam larguar nga PS-ja ka qenë Edi Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 21:18
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati i PD-së Asllan Dogjani u shpreh se arsyeja pse është larguar nga PS-ja ka qenë Edi Rama.
Dogjani: Arsyeja pse kam ikur unë ka qenë Edi Rama. Unë nuk kam pranuar që dikush të shkelë të drejtat e mia dhe ne duhet të mbrojmë demokracinë. Unë kam thënë që Rama kishte si qëllim të vetëm ardhjen në pushtet pa një dëshirë e vizion për t'u shërbyer qytetarëve.
Në këto 8 vite është përkeqësuar jeta e shqiptarëve dhe njerëzit kanë ikur masivisht. Këta nuk janë socialistë, por janë Rilindje. Në atë kohë mua më kanë mbështetur socialistët sepse debatin me Ramën e kam pasur të lirë. Por sot nuk mund të dalësh kundër kryetarit dhe të mendosh kundër.