Valteri: Jam demokrat, por Rama më ftoi në PS për aktivitetin tim në Kuvend, kam denoncuar shumë

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati i PS-së për deputet, Halit Valteri ftesa e Ramës ishte një vlerësim për aktivitetin e tij 2-vjeçar në kuvend

Valteri: Ftesa e Ramës ishte një vlerësim për aktivitetin tim 2-vjeçar në kuvend. Unë nuk kam qenë palë me të, por një ndër personazhet që ka denoncuar më fort padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve.

Jo se ai vlerësoi talentin tim politik, por ka diçka, se kur shikoj se numri 2 të qeverisë, Monika  Kryemadhi, Mediu i Gërdecit apo Dash Rakinë, e shikoj si risi në një koalicion interesash, përfundimisht Shqipëria do të ketë një fatkeqësi e një qeverisje oligarkësh.

Ata e duan pushtetin për tu mbrojtur nga institucionet e reja të drejtësisë. Unë jam demokrat dhe Ramës i kam kërkuar që të jem në fund të listës që të vërtetoj se sa vlej dhe sa vota mund të siguroj. Për herë të parë, matjanëve u bëj thirrje që të bashkohen dhe të kenë përfaqësues në Kuvend.

https://youtu.be/bAz0qPtGlvM