Sondazhi në Rtv Ora, Shabani: Me 25% të pavendosur, rezultati përmbyset komplet
I ftuar në Ora News për të komentuar sondazhin e tretë kombëtar të Noto Sondaggi dhe RTV Ora, kryetari i Nisma Thurrje Endri Shabani është shprehur ndër të tjera se fakti që 25% e qytetarëve të cilët janë shprehur të pavendosur, minon çdo rezultat të mundshëm hipotetik.
Më tej, Shabani shtoi se, personat që refuzojnë të përgjigjen në sondazh janë persona që votojnë por që askush nuk e di mendimin e tyre dhe kjo e ndryshon totalisht rezultatin e zgjedhjeve.
“Një nga arsyet pse sondazhet nuk mund të tregojnë rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë e vende të tjera ku janë ku e ku më profesionalë se sa në Shqipëri, ku njerëzit janë ku e ku më të lirë për të folur se sa në Shqipëri, është ajo që u diskutua aty në studio.
Ka një palë që përgjigjen. Ata që përgjigjen janë ngeshëm. Njerëz që kanë kohën dhe janë të prezupozuar të përgjigjen. Ata që nuk përgjigjen përfaqësojnë një kategori të caktuar e cila shpeshherë është e pamundur të zëvendësohet. Që do të thotë, këta që nuk përgjigjen nuk janë njerëz rastësorë. Janë një kategori e caktuar që do të shkojë të votojnë dhe nuk e dimë çfarë mendojnë. Dhe duke se partitë, sipas këtij sondazhi, janë kokë më kokë, është shumë e vështirë të parashikosh. Sikur 5% të jenë ata ta përmbysin komplet rezultatin", tha ndër të tjera Endri Shabani.
