Greqia shtyn deri në 31 dhjetor lejet e qëndrimit, kategoritë që përfitojnë
Covid-19 shtyn deri më 31 dhjetor 2021 lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm, që parashikonte datën 31 mars 2021 për përfundimin e lejes së qëndrimit, shtyhet automatikisht deri në fund të këtij viti.
Lajmin e ka dhënë vetë Ministria greke e Emigracionit.
KUSH PËRFITON:
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit
Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritetet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara.
Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021.
Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet joanëtare të BE, masa që priten të vazhdojnë deri në mesin e muajit maj, kohë që përkon me nisjen e sezonit veror.