Maliqi me banorët e Lapardhasë: Uragani popullor nuk ndalet. Berati i jep LSI-së 3 mandate
Kandidati për Deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi mori pjesë në një takim me banorët e fshatit Qoshk të Lapardhasë të njësisë administrative Otllak.
Në fjalën e tij, Maliqi u shpreh ndër të tjera se: "Jam ndalur në këtë fshat pas një takimi në komunën e Lumasit për të prekur nga afër problemet që këta banorë kanë. Unë kam qënë kryetar komune i Otllakut prej disa vitesh dhe kam fituar kundra të majtës dhe të djathtës.
Që nga Qoshku unë i bëj thirrje banorëve të qarkut të Beratit që të votojnë forcën LSI dhe numrin 7 që jam unë, sepse së bashku kemi sfida jo vetëm për ndryshime në qeverinë e ardhshme, por edhe për sfidat e ardhshme për pushtetin lokal.
Sipas tij, "bashkia e Beratit dhe bashkia e Kuçovës do t'ju rikthehet qytetarëve me shërbime ashtu siç punova dikur si kryetari komunës Otllakut".
"Uragani popullor nuk ndalet dhe do ta thotë fjalën e tij më 25 Prill. Berati i jep LSI-së 3 mandate, për të nisur nga këtu fitoren historike të Opozitës së Bashkuar kundër të keqes 8-vjeçare me emrin Rilindje. Kudo ndjehet besimi, shpresa dhe energjia për ndryshimin e madh më 25 Prill".
Lefter Maliqi s'ka lënë pa përshëndetur dhe ditëlindjen e Presidentit të Republikës Ilir Meta: "Unë i uroj sot nga Lapardhaja edhe 100 pranvera të tjera".
