Mërtiri: Ja paradoksi në sondazhin e Noto & Rtv Ora
Sipas Ergys Mërtirit, i ftuar në Ora News, sondazhi i publikuar ditën e djeshme nga RTV Ora dhe Noto Sondagi ka një paradoks.
Sipas tij, nga 25% e qytetarëve që janë shprehur të pavendosur 3/4 e tyre shprehen se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Kjo, sipas Mërtirit, nuk mund të ndodhë.
Lexo edhe: Sondazhi III kombëtar i Noto & Rtv Ora, Gonxhe: Rriten PD dhe PS, tkurret LSI
“Paradoksi është këtu. Këta 25% që shprehen se janë të pavendosur dhe nuk dinë kë do votojnë, nga njëra anë thonë, në masën 72% thonë këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme por nuk kanë vendosur për kë do votojnë. Kjo më duket e çuditshme sepse në thelb, do ishte logjike që ti mendon se zgjedhjet janë të rëndësishme nëse mendon se ka një forcë elektorale që do të bëjë ndryshimin dhe ti i ke besuar asaj. Pyetja këtu shtrohet: këta janë shprehur se janë të pavendosur se duan të votojnë por nuk e tregojnë votën e tyre apo thjesht kanë prirjen që të flasin me slogane apo klishe”, u shpreh Mërtiri.
Lexo edhe: Nurellari: PS s’ka çfarë ofron. PD dha efekt kur u hodh në terren
