Ndërkombëtarët bëhen gati të vëzhgojnë kanë dhe një apel të rëndësishëm: Voto!
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryesuesen e misionit të ODIHR Jozefa Gacek.
Soreca, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale bën me dije se në takim është diskutuar për përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve, më 25 prill.
“Takova ambasadoren Jozefa Gacek që drejton OSCE ODHIR në Shqipëri, në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit. Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti vëzhgimin e zgjedhjeve. Ora diplomatike do të vendoset si zakonisht dh Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin,” shkruan Soreca.
Dy zyrtarët e lartë përcollën një mesazh të rëndësishëm. Në maskat e tyre ishte shkruar: Voto!
I met Amb.Jozefa #Gacek who leads @osce_odihr mission to #Albania??in view of 25/4 elections. We discussed the state of play of preparation for E-day, in particular election observation. Diplomatic watch will as usual be deployed and the #EU??stands ready to assist the mission. pic.twitter.com/yOCrgT9TsE
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) March 24, 2021