Ja momenti/ Me automatik në dorë 12 efektivë shoqëruan Albert Zajën në gjykatë

12 efektivë policie mes tyre dhe RENEA shoqëruan Albert Zajën brenda në gjykatën e Fierit për të marrë masën e sigurisë, kur doli nga makina e policisë.

Në fillim ishte një efektiv I RENEA me automatik në dorë, më pas 11 efektivë të tjerë shoqëronin Zajën i cili ishte me pranga në dorë dhe me një xhup me ngjyrë të errët dhe kapuç në kokë.

Më 21 mars, forcat RENEA neutralizuan 37-vjeçarin Albert Zaja, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasditen e 21 marsit në zonën e Nikës në Fushë Krujë, ndërsa në momentin e aksionit të policisë Zaja kishte bërë edhe rezistencë.

Në momentin kur ka vënë re praninë e policisë përreth banesës ku qëndronte ai ka tentuar të largohet por pa sukses.

Sipas policisë, në momentin e ndalimit atij i është gjetur mes baltës pasi ka tentuar të fshehë armën tip pistoletë.

Ndërkohë për vrasjen e Kastratit janë ende në kërkim shtetasit Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.