Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në Gjirokastër për shkak të problemeve me sistemin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 10:02
Pranë zyrave të ADISA (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara) në Gjirokastër nuk punon sistemi dhe kjo ka sjellë radhë të gjata të qytetarëve.
Qytetarët janë dyndur për të aplikuar për karta identiteti dhe shërbime të tjera, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shpërndarjen e qytetarëve të cilën nuk respektonin protokollet anticovid.