Tiranë, 75-vjeçarja vdes pasi bie nga ballkoni, përplaset nga makina 10-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2021, 20:00
Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "5 maji" ku është aksidentuar një fëmijë 10 vjeç.
Ndërkohë, tek ish Stacioni i Treni një e grua 75-vjeçare ka rënë nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
"Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetesja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë." - njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.