Vëzhgimi i BOOM: Covid "udhëton" në urbane, policia neglizhon kontrollet
Rreth 3 mijë efektive të policisë janë angazhuar në terren për kontrollin e zbatimit te masave anti-Covid.
Çdo ditë në rrugë, policët monitorojnë qytetarët dhe në rastet kur hasin persona pa maskë, ata vendosin gjoba.
Po në urbane çfarë ndodh?
Kur afron orari i mbylljes, njerëzit nxitojnë të hipin në autobus për të arritur në shtëpi para orës 8.
Urbanet mbushen plot, qytetaret ngjeshen me njeri-tjetrin dhe akoma me shqetësues është fakti që shumë persona nuk e mbajnë maskën gjate udhëtimit.
Por, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli garantoi se janë marrë masa edhe për këtë problem. Ajo siguroi se Inspektoriati dhe policia monitorojnë edhe në urbane, në çdo orë të ditës për respektimin e masave anticovid.
Rakacolli: Për problemin e autobuzëve, padyshim që kontrollet bëhen. Inspektoriati dhe policia janë vazhdimisht çdo orë në terren.
Të shumtë janë qytetarët, të cilët të shqetësuar janë ankuar në redaksinë tonë ku pretendojnë se përveç se personeli i transportit urban nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për personat që nuk përdorin maskën gjate udhëtimit, mungojnë edhe kontrollet nga policia.
Emisioni BOOM beri një vëzhgim në disa linja të transportit urban, përgjatë orarit 19:00-20:00, për të parë se sa respektohen masat anticovid dhe sa po menaxhohet situata nga policia.
Ndërkohë, qytetarët për BOOM shprehen se maskat nuk mbahen në një pjesë të mirë të rasteve dhe se kontrolle nuk ka.
"Disa i mbajnë maskat, disa jo. Distanca është e pamundur të ruhet kur shkon ora 7, se hipin të gjithë që të arrijnë në shtëpi para mbylljes."
"Shoferi dhe faturino nuk mbajnë përgjegjësi. Policia nuk bën kontrolle në urbane. Unë bëj çdo ditë rrugën me urban dhe vetëm një herë kam parë një polic, i cili hipi, hodhi një sy dhe zbriti."
Faturinot dhe shoferët shprehen se për fluksin nuk mund t’i ndalojnë njerëzit të hipin në urban. Për qytetarët pa maskë në urbane, faturinot thonë se përgjegjësia për t’i kontrolluar është e policisë.
Gazetari: Po policia ka bërë kontrolle?
Faturino: Dalin paradite ato.
Gazetari: Po në darkë?
Faturino: Jo.
Gazetari: Po në darkë mblidhen më shumë?
Faturino: Ikin në shtëpi ato,,dikush e ka mendjen tek sporti.
Polici: Detyrë e ka edhe policia bashkiake, edhe policia e shtetit.
Gazetari: Po kontrollet janë më shumë ne rrugë, sesa ne autobuz.
Polici: Fillimisht vendosën më shumë gjëra, dilnin çdo ditë, po tani e kanë neglizhuar.