Përplasen makinat në Devoll, i plagosuri niset drejt spitalit

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur Bitinckë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës për mjekim.

Mësohet se ai ka marrë lëndime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.