25 prilli/ KQZ ndan fondet paraprake për partitë: Ja sa merr PS, PD, LSI e partitë e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2021, 15:30
KQZ përcakton sasinë e fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore
Fondi i buxhetit të shtetit është 2 herë më i madh se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Bëhet fjalë për një shumë prej 125 816 694 lekë si paradhënie partive të regjistruara në zgjedhjet e 25 prillit 2021
Fondi për
Partinë Socialiste do të jetë 55.8 milionë lekë,
Partinë Demokratike do të jetë 33.3 milionë lekë,
LSI do të jetë 18.9 milionë lekë
Partinë Republikane do të jetë 3.6 milionë lekë,
LZHK do të jetë 1.4 milion lekë
PDIU do të jetë 5.5 milionë lekë
FRD do të jetë 2.1 milionë lekë,
PDK do të jetë 1.4 milion lekë,
PSD do të jetë 1.6 milion lekë,
Bindja Demokratike do të jetë 1.4 milion lekë