Rama merr vaksinën ruse, e quajti provokuese ofertën e ambasadorit, ndryshoi kurs për 10 mijë doza Sputnik V


Vetëm dy muaj pasi refuzoi Moskën për vaksinat, kryeministri Edi Rama ka pranuar 10 mijë dozat ruse anti-Covid. Por në deklaratën e dhënë kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kjo paketë është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara

Tirane- "Mendova se ishte një meme sepse është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla dhe nuk është mirë që Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve" deklaronte Rama më 29 dhjetor 2020.

Kështu i përgjigjej Kryeministri Edi Rama Ambasadës ruse në fund të dhjetorit, pasi selia diplomatike njoftonte se Moska zyrtare është e gatshme ta sillte në Shqipëri Vaksinën Sputnik V.

Për mungesë informacioni apo për shkak të mos pasjes së guximit për të parë përtej strategjisë gjeopolitike, kryeministri Rama refuzoi dozat ruse, madje edhe me një gjuhë të ashpër dhe aspak diplomatike.

"Një ndjesë Ambasadës ruse  qoftë dhe për keqkuptimin do ishte shumë e mirëpritur," tha Rama po më 29 dhjetor 2020.

Këtë vendim të Ramës po e “paguan” izolimi i Shqipërisë nga e gjithë bota  për shkak të vaksinimit të ngadal.

Tashmë duket se Kryeminisri u bind se kishte bërë një gabim me këtë refuzim, pasi vendet perendimore hodhen sytë nga vaksina Sputnik V.

Por këtë hera Rama ishte vonë, pasi “lypësi më i gjatë” siç e quan ai vetën nuk ka arritur dot të negociojë direkt me Kremlinin, por Shqipëria ka arritur të sigurojë 10 mijë doza të vaksinës ruse nëpërmjet Lindjes së Mesme.

Për ti pritur në Rinas dolën ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Në Facebookun e Kryeministrit thuhet se këto doza Shqipërisë ia ka dhuruar Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Ndërsa vendi ynë ndodhet 33 ditë para zgjedhjeve parlamentare, qeveria premton vaksina të tjetra.


https://youtu.be/xv0Xg1L81rA