Vidhte qytetarët e Tiranës nën kërcënimin e thikës, arrestohet 27-vjeçari me precedent
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2021, 09:34
Policia ka arrestuar një 27 vjeçar i cili vidhte qytetarët me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë.
Policia njofton se T.S, 27 vjeç banues në Laç është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.
Sipas policisë, i arrestuari është autor dy vjedhjeve me dhunë: të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E.I. dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.
Materialet i kakuan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.