Festa e Sulltan Nevruzit me kufizime në kohë pandemie por nuk mungon hashurja
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTV Ora News, gazetari Ferdinand Samarxhi foli rreth kuptimit tw festës së Sulltan Nevruzit.
Kjo është një dite e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj të cilët e konsiderojnë një festë që simbolizon ripërtëritjen e natyrës dhe lindjen e ditës së re.
Samarxhi u shpreh që Kryegjyshi Botëror do të japë një mesazh të shkurtër me urimet më të mira për të gjithë besimtarët bektashinj, që për shkak të pandemisë nuk do të mund të jenë prezentënsot në Kryegjyshatë.
Për shkak të pendamisë besimtarët bektashinj nuk do të mund të shkojnë as në tempull për të bërë adhurimet që janë traditë e kësaj feste.
Festa e Sulltan Nevruzit ndryshe njihet dhe si festa e Pranverës.
Megjithatë në shtëpitë e besimtarëve nuk do të mungojë byreku me monedhë dhe ëmbëlsira tradicionale hashurja.