Basha kujton 22 marsin: Sot bashkohemi ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja që e mban peng

Kryetari i PD Lulzim Basha duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e para të lira në 22 mars 1992, shprehet se ende pas 29 vitesh ëndrra e shqiptarëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e 22 marsit 1992 janë konsideruar si një pikë e rëndësishme kthese në rrëzimin e diktaturës dhe realizimin e votimeve të para të lira dhe demokratike. Në një diskutim virtual kryetari i PD Lulzim Basha shprehet se edhe sot synimi mbetet integrimi në BE.

Lexo edhe: Misioni im”, Lulzim Basha suprizon pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, boton libër!

"Ditën e madhe e demokracisë në Shqipëri, pas një terri të gjatë dhe pas një rrugëtimi në një tunel të errët drita e shpresës shënoi fillimin e udhëtimit tonë drejt Shqipërisë Europiane. Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike është një ditë domethënëse jo vetëm për ne demokratët por për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte ora  e ndarjes përfundimtare me diktaturën," tha Basha.

Për Bashën udhëtimi në këto vite nuk ka qenë i lehtë, ndërsa duke sjellë në vëmendje liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO kryetari i PD thekson se me keqqeverisjen e Ramës reformat kanë mbetur në vend numëro.

"Ne i mundësuam shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe pa viza në Europë, ne e anëtarësuam Shqipërinë në NATO," u shpreh kryedemokrati.

Pikërisht në 29 vjetorin e zgjedhjeve të para pluraliste, Basha ka bërë të ditur dhe publikimin e librit të tij të parë që i ka vendosur titullin "Misioni im".

https://youtu.be/9mOSmuWlNi8