Pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë/ Makina përplas 6-vjeçarin, nëna kap kokën me duar
Publikohen pamjet e aksidentit të sotëm në rrugën "Don Bosko" në Tiranë, ku një automjet, i drejtuar nga një 55-vjeçare, aksidentoi një fëmijë 6 vjeçar.
Pamjet e rënda, të publikuara nga JOQ Albania, tregojnë momentin kur 6-vjeçari po qëndronte në trotuar me nënën e tij dhe kur papritur vjen makina dhe e përplas.
Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.
Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin.
Ata shihen të shtyjnë mjetin për të nxjerrë të miturin, ndërkohë që një grua, e cila duket të jetë nëna e vogëlushit, lëviz me duart në kokë, e tmerruar nga ajo që ndodhi.
13:07 - Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth ores 12:30 në rrugën "Don Bosko", Tiranë ku 55 vjecarja A.P., ka aksidentur një fëmijë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë fëmija 6 vjeçar ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve ndërsa 55 vjecarja është arrestur.
"Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve" informon policia.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.