"Një shpresë e re po lind!" Meta uron: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2021, 09:02
Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka uruar shqiptarët për festën e Sulltan Nevruzit.
Meta uron të ketë diell dhe pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe thotë se një shpresë e re po lind.
"Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!
Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!
Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!"
Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo...Posted by Ilir Meta on E hënë, 22 Mars 2021