Rruga e shkatërruar në Shëngjin,banorët “presion” me votat : Ndërhyrje ose bojkotojmë zgjedhjet

Kjo është gjendja e rrugës në lagjen sipër portit në Shëngjin.

Kalimi i automjeteve të vogla është thuajse i pamundur nga degradimi i këtij segmenti rrugor i cili të çon drejt Ranës së Hedhun.

Përballë kësaj situate banorët dolën në protestë.

Thonë se shkak për shkatërrimin e rrugës janë bërë mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa akuzojnë autoritetet se nuk kanë bërë asgjë për kthimin e saj në normalitet.

"Për arsye të tonazhit të rëndë janë thyer këto pusetat në të cilat mund të bjerë një person brenda. Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër, thjesht mirëmbajtjen e kësaj rruge. Nuk kërkojmë asfalt, nuk kërkojmë drita," thotë një banor.

"Vijnë betonieret e mëdha të bizneseve që po ndërtojnë të Rana e Hedhun, na kanë dëmtuar me kamionët e tonazhit të rëndë," thotë nj qytetar tjetër.

Ndaj tashmë u kanë vendosur ultimatum: Rrugën ose nuk votojmë.

"Asnjë njeri nuk po na jep përgjigje, kërkojmë të bëhet diçka se ne s'do dalim në votime në qoftë se nuk ka rregullohet rruga. U prishën makinat," thotë banori.

Banorët i janë drejtuar me një peticion edhe Bashkisë së Lezhës ku kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturë.