Paratë e rrugëve shkojnë në fasada, Veliaj harron "Astirin"
Astiri, një zonë e ndërtuar vitet e fundit, ende vazhdon të jetë në kaos sidomos kur bëhet fjalët për rrugët e lagjeve.
Është për të ardhur keq, që Astiri një lagje shumë e populluar është lënë në mëshirë të fatit.
Në rrugën "Loni Ligori" në Astir rrugët janë me gropa të cilat janë kthyer në pellgje me ujë dhe kjo situatë është sa herë që ka reshje shiu.
Banorët e Astirit janë l harruar prej vitesh nga kryebashkiaku Veliaj, edhe pse ai herë pas here kur ka fushatë vjen dhe kërkon t'i mbushë mendjen banorëve që do tu shtrojë rrugët, por në fakt nuk ka bërë asgjë.
Sipas banorëve në kohë të thatë rruga është e gjitha e mbushur me pluhur, ndërsa në kohë me shi gropat mbushen me ujë.
Për vitin 2020 shpenzimet e bashkisë Tiranë për rrugët kanë pësuar rënie të ndjeshme në raport me një vit më parë, por sipas të dhënave të buxhetit në total për planin urbanistik janë planifikuar të shpenzohen rreth 1.27 miliardë lekë.
Megjithatë vlera në investime është e madhe, nuk dihet se ku kanë shkuar 1.7 miliardë lekë.