Testi i poligrafit përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Komiteti shqiptar i Helsinkit depoziton padi në Gjykatën Kushtetuese për testin e poligrafit.

Ai e cilëson si antikushtetues si dhe shkel privatësinë dhe të drejtat e njeriut.

Testi i poligrafit është përdorur në Shqipëri për përzgjedhjen e drejtuesit të byrosë kombëtare të hetimit, agjentëve që vijojnë garën dhe vetingun në polici.