Plagosja në Shkodër, nëna shkon në vendngjarje: Romina, si ka qenë puna e djalit tim...
Nëna e Mikel Fushës, të riut që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ka shkuar pranë lokalit ku punon i biri.
Ajo është dëgjur teksa bërtiste me forcë emrin e një vajze, të cilës i kërkon ti tregojë ngjarjen.
“Romina si ka qenë puna e djalit tim...”, thotë ajo.
Ndërkohë, sipas nënës të të plagosurit, djali i saj dhe autori janë konfliktuar më parë.
“Autori dhe djali janë konfliktuar një javë më parë. Djali punon në lokal me një vajzë. Ka ardhur edhe para 1 jave ka thye karrikat e tavolinat e kanë nxjerrë jashtë. Kemi shku edhe sot te i jati me i thane ma hiq djalin qafe. Paska ardh me shok e ka plagos”.
Lexo edhe: EMRI/ “Flasin” armët në Shkodër, plagoset 22-vjeçari
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Informacion paraprak
Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.