Mesazhi i ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj”
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, përmes një video-mesazhi të publikuara nga ambasada në Tiranë, i rikthehet edhe një herë çështjes së "peshqve të mëdhenj".
“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ndër të tjera ambasadori Lu në mesazhin e tij me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Donald Lu nisi punën si ambasador i SHBA në Tiranë më 13 janar 2015 duke u bërë diplomati i nëntë amerikan në vendin tonë. Ai ka patur një rol kyç sa i përket miratimit të reformës në drejtësi.
Mesazhi i Donald Lu:
Gjatë mesazhit të tij, Lu publikon edhe një foto ku shfaqet duke u përfaquar me një të moshuar shqiptar.
“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”,
