Shi dhe diell, ja si do të jetë moti në ditët e ardhshme

Meterologia Lajda Porja nga MeteoAlb në një lidhje në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora na ka njohur me parashikimin e motit për ditët e ardhshme në Shqipëri dhe në rajon.

Java ka filluar e paqëndrueshme, por nga dita e enjte dhe në fundjavë pritet rritje e temperaturave në vlerat tipike pranverore.

"Java ka filluar e paqëndrueshme, megjithatë pritet që në orët në vijim të kemi pak shi. Do jenë më shumë pika shiu, ndërkohë reshje të pakta dëbore.

Pritet një përmirësim i kushteve të motit duke filluar që nga dita e nesërme.

Që nga dita e martë dhe deri ën fund të muajit do kemi kushte më të qëndrueshme atmosferike.

Parashikohet që të kemi një mot të kthjellët, pa reshje.

Reshjet që duhet të binin për marsin ranë gjatë këtyre ditëve, sidomos kanë qenë të fokusuara mbrëmë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë dhe reshje dëbore në të gjitha zonat malore.

"Plakat" do rikthehen sërish në prill.

Përsa i përket motit do kemi një përmirësim ët dukshëm,  nuk do ët ketë më reshje duke filluar që nga dita e martë dhe deri në 31 mars sinjalet janë që moti të jetë kryesisht i kthjellët.

Ajo çfarë është problematike gjatë kësaj jave, të paktën deri në mëngjesin e ditës së enjte do të jenë temperaturat të cilat do të jenët ë ulëta në mëngjes,  madje do të duket si shkurt. Është sikur shkurti të ketë ndërruar vend me marsin. Temperaturat pritet të jenë edhe -5 gradë në zonat malore dhe kjo do ët bëjë që në të gjitha zonat ku ka rënë dëborë të kemi prezencë ët ngricave deri në mëngjesin e të premtes.

Dita e premte dhe fundjava do ta thyejë këtë tablo duke rritur ndjeshëm temperaturat edhe në këto zona.

Deri ditën e enjte pritet që mëngjesi dhe nata të jetë e ftohtë, në mesditë do të kemi rritje të lehtë ët temperaturave për shkak të rrezatimit diellor duke bërë që të kemi temperatura edhe 14 gradë.

Kjo në shtrirjen e ultësirës perëndimore, ndërkohë pritet që dita e premte dhe fundjava të risjellë temperaturat tipike të pranverës.

Nuk do të kemi një pranverë në ët cilën do ët pretendojmë të shkojmë në plazh, siç kemi shkuar gjatë 20 viteve të fundit.

Gjithë territori i Prishtinës dhe Maqedoni kanë përjetuar reshje dëbore dhe temperatura në vlera negative."