EMRI/ "Flasin" armët në Shkodër, plagoset 22-vjeçari
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qytet që duket se nuk po gjen qetësi nga ngjarjet e kronikës së zezë.
Mësohet se, i plagosur ka mbetur shtetasi Mikel Fusha.
Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërsa dyshohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i çastit.
Sipas policisë, autori i dyshuar është shtetasi me iniciale E.L, për kapjen e të cilit janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Informacion paraprak
Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen "Mark Lula", Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja në fjalë vjen rreth 24 orë pas plagosjes së dyfishtë të vëllezërve Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hot Doçi 30 vjeç.
Lexo edhe: Atentat me armë zjarri vëllezërve në Shkodër/Emrat