Rama udhëton nesër drejt Parisit, takim me Macron

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas asaj që publikon presidenca franceze, takimi Macron-Rama nis në orën 13:20.

Ende nuk dihet për çfarë do të diskutojnë Rama dhe presidenti francez, ndërsa mësohet se vizita vjen pas një ftese të kreut të Elysee.

Axhenda e plotë, publikuar nga presidenca franceze

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Paris daton më 15 Maj 2018, ndërsa duhet kujtuar se Franca është një ndër vendet anëtare të BE, skeptike sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Nuk duhet harruar se, një vizitë e tillë, në prag të nisjes zyrtare të fushatës në Shqipëri, do të përdoret edhe elektoralisht nga kryeministri Rama.