Korça dhe Dibra përfshihen nga reshjet e dëborës, zbardhet Dardha
Dëbora u rikthyen në verilindje të vendit pas uljes së djeshme të temperaturave.
Reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi 300 metër në relievet malore dhe mbi 600 metër në ato kodrinore.
Këto pamje vijnë nga Bashkia e Dibrës, ku pavarësisht se dëbora nisi me intensitet të lartë nuk ka raportime për problematika në zonat e banuara apo rrugët kombëtare.
Në juglindje dëbora zbriti deri në rrethinat e Korçës duke përfshirë fshatrat e turistike dhe Zonën e Devollit e Qafën e Qarrit.
Në rrugën e Dardhës, trashësia arrin deri në 10 cm nga kilometrik i 7 deri në të 14, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.
Reshjet e dëborës sipas parashikimeve do të vijojnë dhe në zonat malorë mund të jenë në formën e stuhive.
Pjesa tjetër e vendit do të vijojë të karakterizohet nga reshjet shiu dhe temperatura të ulëta.