Atentat në Durrës/ 38 plumba drejt "Mond Çekiçit", anëtari i bandës së Durrësit u vra në derë të shtëpisë
Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Lulzim Berishës, u ekzektua me armë zjarri në qytetin e Durrësit ditën e sotme, 20 mars 2021.
40-vjeçari i njohur edhe me nofkën Mond Çekiçi në lagjen 16 të qytetit bregdetar, rreth orës orës 08:40 minuta.
Lexo edhe: Drejt makinës së Koçit u qëllua me breshëri

Lexo edhe: Kush ishte “Mond Çekiçi” pjesëtar i bandës së Durrësit, u lirua pas arrestimit se ishte me Covid
Prita, 20 plumba
Dukshëm në një skenë të mirëpërgatitur, autorët i kanë zënë rrugën makinës me të cilën ai udhëtonte së bashku me shoferin e tij.
Burimet nga policia shprehen se menjëherë pas kësaj Koçi ka hapur derën ku ka debatuar dhe me agresorët, por njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri, siç tregojnë edhe pamjet në video, duke e lënë 40-vjeçarin të vdekur në vend.
Ndaj mjetit është qëlluar me të paktën 20 plumba, tetë prej të cilëve e kanë goditur në trup.
Breshëria e plumbave ndaj makinës ka rrezikuar të shkaktojë edhe viktima aksidentale, pasi sulmi është bërë në mes të një zone të banuar.
Lexo edhe-Vrasja e dy shokëve në Durrës: Atentati ndaj Mond Çekiçit aty ku u vra dhe Ilir Kuçi
Autoret e veshur me kamuflazh
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje bëhet me dije se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
Ata janë larguar me shpejtësi duke përdorur rrugicat dhe më pas kanë arritur të dalin në autostradë për të vijuar drejt zonës së Sukthit, ku disa minuta pas ngjarjes, një makinë që dyshohet se u përdor për vrasjen u gjet e djegur.
Brenda mjetit tip "Benz"me targa që rezultojnë të jenë të vjedhura në Tiranë është gjetur edhe një armë kallashnikov me të cilën dyshohet se u ekzekutua Edmond Koçi.
Kush e vrau
Shoferi i 40-vjeçarit dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar në polici. Drejtuesi i mjetit në dëshminë e dhënë është shprehur se është larguar nga mjeti menjëherë sapo ka parë autorët, të cilët sipas tij ishin me maska dhe kapuç ndaj dhe nuk i kanë njohur. Gjithçka ka ndodhur sapo viktima ka dalë nga shtëpia e të atit.
Ndjekja
Sipas burimeve, Edmond Çekiçi kishte si ritual të përditshëm një takim me nënën e tij dhe pinte kafen në një lokal në zonë, para se të vijonte veprimtarinë e përditshme përgjatë së cilës dyshohet se ka qenë në ndjekje nga ekzekutorët.
Pistat e hetimit
Hetimi është i orientuar në disa pista, ku mes tyre është ajo e larjes së hesapeve për shkak të së shkuarës kriminale të Mond Çekiçit.
Ky i fundit rezulton me precedent penal dhe i njohur si pjesë e bandës së Durrësit.
Në vitin 2009 ai është dënuar me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje. Me të njëjtën akuzë u ndalua dhe në vitin 2020, por gjykata e la në masën e sigurisë arrest në shtëpi, detyrim që e kishte deri më tani.
Hetimi është i orientuar në disa pista ky mes tyren është ajo e larjes së hesapeve për shkak të së shkuarës kriminale të Mond Çekiçit

Lexo edhe: Makinat e vjedhura u shiten vrasësve: Policia, vështirësi në gjurmimin e autorëve
Njoftimi i policise: "Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës."
Lajmi u perditesua.




