Basha: Shqiptarët më të palumturit në Evropë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2021, 08:38
Ndërsa po afrohemi drejt zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Basha vazhdon të rendisë dështimet e qeverisë Rama në 8 vite qeverisje.
Në postimin e radhës Basha thotë se indeksi i OKB-së i rendit shqiptarët si më të palumturit në Evropë.
Lexo edhe: Basha: 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen Shqipëri
"Cila është arsyeja?" pyet Basha në Instastory.
"Përgjigjja, korrupsioni. Indeksi i OKB-së, shqiptarët më të palumturit e Evropës mes 20 shteteve më përkeqësimin më të lartë në botë nga korrupsioni," ka shkruar ai krahas fotove ët postuara.