Xhaçka në Kolonjë: Kemi bërë më shumë se gjatë gjithë viteve të tranzicionit, të sigurt për mandatin e tretë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kandidate për deputete ne listën e skuadrës socialiste në qarkun e Korçës ka zbritur në terren prej ditësh duke takuar persona në qytet dhe fshatrat e Kolonjës, aty ku edhe ajo garon.
Xhaçka është shprehur se mazhoranca i ofron një 4-vjeçar me projekte transformuese dhe me investime.
Xhaçka: Pa diskutim i ofrojmë Kolonjës një 4-vjeçar me projekte transformuese, me investime më shumë. Është bërë shumë për Kolonjën gjatë këtyre viteve të fundit, aq sa nuk është bërë gjatë gjithë viteve të tranzicionit, por shumë më tepër është në plan për të bere për ta. Edhe për të kthyer mbrapsht borxhin e madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë Socialiste por edhe gjithë vendit me emrat e shquar dhe me figurat që kanë kontribuar për historinë e këtij vendi.
Sipas kandidatëve, Partia Socialiste synon të marrë 7 mandate në qarkun e Korçës.